Rron Gjinovci publikon disa fotografi kur palestinezët më 1999 kërkonin të ndaloheshin masakrat në Kosovë: Tani ne protestojmë për ta

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Sot në ora 12:00 është organizuar marsh në Prishtinë për solidarizim me popullin palestinez.

Disa nga pjesëtarët e shoqërisë civile kanë konfirmuar hapur se do të jenë pjesë e këtij marshi.

Rron Gjinovci teksa ka thënë se do të marrë pjesë në këtë marsh ka publikuar disa fotografi të vitit 1999 kur banorët e Palestinës digjnin flamurin e Jugosllavisë në shenjë proteste dhe ndërkohë i bënin thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalonte masakrat që po i bëheshin popullit Shqiptar në Kosovë.

“Palestinë Bregu Perëndimor viti 1999
Ishte koha kur banorët e Palestinës digjnin flamurin e Jugosllavisë në shenjë proteste dhe ndërkohë i bënin thirrje komunitetit ndërkombtar të ndalonte masakrat që po i bëheshin popullit Shqiptar në Kosovë.
Ps: Sa për atë historinë e ”famshme” të atij ambasadorit, pyesni ata që dijnë më shumë se kujt krahu i përket dhe dëshirën e kujt përfaqson, jo për gjë po meqë disa po na shkulin flokët nëpër studio e nëpër fejsbuqe duke fajsu viktimën si ”agresor”, shkruan ai.

Të ngjashme