Rron Gjinovci reagon pasi Nagavci u përmend për ministre të Arsimit

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj raportimeve se në Qeverinë Kurti 2, ministre e arsimit mund të jetë Arbërie Nagavci.

Gjinovci tha se opsion për këtë ministri, do të duhej të ishin Jusuf Thaçi ose Dukagjin Pupovci.

Në të kundërtën, sipas tij nëse zgjidhet dikush tjetër është sinjal që nuk do të bëhet asgjë për këtë fushë.

“Kur e ki Jusuf Thaçin e Dukagjin Pupovcin opcion, e ti e zgedh dikon tjeter Ministër të Arsimit, veç m’ke kallxu qe s’e ki ne plan me bo sen”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Përndryshe Rron Gjinovci që disa vite udhëheq me organizatën ORCA që merret me monitorimin e cilësisë në arsim.

Të ngjashme