Rruga Deçan-Plavë përfundon në pranverë të vitit 2020

Prishtinë | 22 Sht 2019 | 08:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rruga Deçan-Plavë do të përfundojë në pranverë të vitit 2020, kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, Kryetari i Komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Ramosaj, njoftoj se rruga është duke u ndërtuar dhe nuk ka asnjë pengesë në realizimin e saj.

“Për momentin nuk kemi ndonjë pengesë në realizimin e saj e rrugës Deçan-Plavë. Janë dy kompani që rruga është e ndarë në dy llote, pjesa e parë është përfundua gjysma e saj”.

“Kompania ka mbetur pa punuar 1 muaj për shkak se duhet me pas ndërtim mirëmbajtëse me shumë dhe një komision duhet me pranua teknikisht që duhet me u bërë punët shtesë gjë që nuk ka ndodhur ende”.

“Kurse kompania tjetër është edhe 2 kilometra në kufi me Malin e Zi me hapjen e trasesë. Varianti më i mirë në vitin e ardhshme, gjegjësisht në pranverë me u shtrua kjo rrugë në tërësi të saj”, tha Ramosaj.

Ramosaj thotë se rruga Deçan-Plavë është projekti më i rëndësishme, jo vetëm për Komunën e Deçanit, por për tërë shtetin e Kosovës.

“Projekti Deçan- Plavë,  është projekt i rëndësishme dhe i veçantë jo vetëm për Komunën e Deçanit por për krejt shtetin e Kosovës. Jemi duke punuar në fshatin Ballë e kemi përmbyllë një pjesë të rrugës, është fshat turistik, fshat që ka një histori të vetën tepër të veçantë. Jemi duke punuar në rrugën e qendrës, zgjerimin e qendrës së Deçanit, është një projekt madhor”.

Pavarësisht kohës së zgjedhjeve, Ramosaj thotë se nuk po e pengojnë dinamikën e punimeve, derisa thotë se kërkesat e qytetarëve janë të mëdha në lidhje me punimet.

“Koha e zgjedhjeve nuk e pengon sepse gjitha këto kompani e kanë të përcaktuar një dinamik të punimeve. Jam i kënaqur me pjesën më të madhe të kompanive për shkak të seriozitetit dhe dinamikës së saktë të punimeve. Por kërkesat e qytetarëve në raport me investimet dhe punimet që po përfundohen, realisht janë shumë të mëdha”, ka thënë Ramosaj.

Ai poashtu njoftoj se komuna ka filluar me ndërtimin e katër shkollave të reja, ku një pjesë e tyre janë në përfundim, si dhe theksoi se janë duke punuar në kanalizim dhe ujësjellës, raporton EO.

“Për pak ditë fillojmë me punimin e eletrifikimit, jemi duke punuar me tri kompani në ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Kemi filluar katër shkolla të reja, një pjesë janë të përmbylljes së sipërme, një pjesë janë në fillim. Jemi duke punuar në kanalizim dhe ujësjellës. Jemi duke punuar punët të cilat janë të kontraktuara më herët”, tha Ramosaj.

Të ngjashme