Rrustem Musa emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 13:23 | Nga

Procesi i riformatizimit të Qeverisë së Kosovës, duket se po vazhdon në mënyrë të heshtur, pasi që dita-ditës po ka emërime në postet qeveritare.

Kryeministri Isa Mustafa me propozim të partnerit të koalicionit, PDK-së, ka marrë vendim që në postin e zëvendësministrit të Ministrisë së Shëndetësisë ta emëroj Rrustem Musën, i cili deri më tash ka qenë
shef i grupit të asambleistëve të PDK-së në komunën e Mitrovicës.

Lajmin për portalin Veriu.info e ka konfirmuar Rrustem Musa, i cili ka treguar se vendimi është marrë para disa ditësh.

“Po vendimi është marrë para disa ditës, ndërsa unë nga nesër do ta ushtroj detyrën e zëvendësministrit të Ministrisë së Shëndetësisë”, ka treguar Musa, i cili është kirurg në QKUK.

Rrustem Musa në mandatin qeverisës 2009-2013, ka ushtruar detyrën e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ndërsa tash është edhe nënkryetar i degës së PDK-së në Mitrovicë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme