Rrustemi i VV-së: Mbledhja e Kryesisë u ndërpre pas sjelljes “joparlamentare” të Arben Gashit, hoqëm dorë nga kompensimet

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 11:33 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ka pasur sharje e ofendime nga shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se kompensimi i shpenzimeve të derivateve për deputetë nuk duhet të ndodhë, teksa ka thënë se këtë ia ka kërkuar partive tjera.

“Mbledhja e sotme dështoi shkaku i sjelljes ‘joparlamentare’ të shefit të LDK, e cila kaloi edhe në sharje”.

Rrustemi nuk ka saktësuar ndaj kujt kanë qenë të drejtuara sharjet, por më herët kryetari i Kuvendit ka thënë se ka pasur “mësymje dhe sharje” ndaj shefit të stafit të tij, Ilir Kërçeli.

“Ne si grup përveç se kemi hequr dorë kërkojmë të bëhet një gjë e tillë për deputet sa i përket shpenzimeve. Ne natyrisht që kemi të angazhuar për të rregulluar çështjen e pagave”.

“Ne do të kërkojmë që kuvendi të rishikojë vendimin e vitit 2011. Ne jemi të bindur që ky kompensim është i tepërt për deputetët. Nuk kompensohen shpenzimet e derivateve. Ne jemi për rregullim të përhershëm. Deputetët mos ta kenë pjesë të pagës kompensim udhëtimin”, tha Rrustemi.

Të ngjashme