Rrustemi: Opozita s’është e interesuar ta rrëzojë Qeverinë, por ta pamundësojë qeverisjen

Prishtinë | 27 Sht 2022 | 23:18 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se partitë opozitare nuk janë të interesuara ta rrëzojnë Qeverinë, por ta pamundësojnë qeverisjen, duke e përdorur grevën e përgjithshme që ka nisur nga 25 gushti.

Në Interaktiv të KTV-së, Rrustemi ka thënë se ky proces është duke u përdorur për ta minuar Qeverinë, dhe ka shtuar se “ka informacione” se ka elemente brenda SBASHK-ut që po e përdorin këtë proces të ndikuar nga agjendat politike.

“Besoj që ka shumë sindikalistë që janë të interesuar që të fillojë procesi mësimor, sikurse besoj që ka elemente brenda SBASHK-ut që po e përdorin këtë proces të ndikuar ose në kuadër të një agjende krejtësisht politike”.

“Edhe nga diskutimet publike ajo shihet qartë, nuk janë të interesuar ta rrëzojnë por ta pamundësojnë qeverisjen sikurse që ka edhe jashtë deklarimeve publike në diskutime publike në diskutime të ndryshme, indikacione të qarta që ky proces po përdoret për ta minuar Qeverinë e Kosovës e që në fakt po e minojnë shtetin e Kosovës”, ka thënë Rrustemi.

Të ngjashme