Rrustemi: QNR-ja vazhdon rinumërimin e votave

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Adnan Rrustemi komisioner qendror i zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se numërimi po vazhdon me dinamikën e njëjtë

QNR po vazhdon rinumërimin, me dinamikën e njëjtë.

“Alergjia e raportuar nuk ka ndodhur në QNR. Vëzhguesit dhe numëruesit në QNR janë në detyrën e tyre. Uroj që stafi i shërbimit të votimit jashtë vendit, të helmuar gjatë verifikimit të zarfeve të ardhura nga Serbia, janë mirë me shëndet dhe t’ i kthehen punës sa më parë”.

Ndërsa, pakot me fletëvotime nga mërgata, vlerësimi i të cilave ka përfunduar tashmë, të sillen në QNR për numërim

Të ngjashme