RTK-ja sërish në mesin e operatorëve që nuk paguan tarifën e licencës

Prishtinë | 27 Kor 2022 | 12:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) vazhdon të mos i përmbushë obligimet ligjore që i ka ndaj Komisionit të Pavarur për Media (KPM) për pagesën e tarifës së licencës, ndërsa këtë vit borxhi i subjekteve të licencuara ndaj KPM-së është rritur për 58 mijë euro krahasuar me vitin paraprak, raporton Ekonomia Online.

Kështu u tha në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, e cila ka shqyrtuar raportin Vjetor Financiar të Komisionit të Pavarur për Media 2021.

Në këtë takim, u tha se për shkak të vlerës së madhe të borxheve, KPM-ja si mundësi të vetme për tërheqjen e këtyre mjeteve i ka përmes përmbaruesit.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja, kërkoi të di për shumën e borxheve që kanë ndaj këtij institucioni.

“A mund të ma shpjegoni se kush ju ka borxh nga autoriteti që ju i rregulloni dhe në bazë të ligjit ju e keni për obligim të pezulloni licencat në rast se operatori nuk i kryen këto obligime”, pyeti Muja.

Ndërsa Faruk Rexhaj, ushtrues detyre i kryeshefit të Komisioni i Pavarur të Mediave, tha se vlera e borxheve të subjekteve të licencuara ndaj KPM-së është më shumë se 728 mijë.

“Vlera e llogarive të arsyeshme është mbi 728 mijë. Krahasuar me vitin paraprak është rritur për 58 mijë. Është e vërtetë se na kanë borxhe”, tha ai, teksa Muja ia shpjegoi se për këto borxhe ata detyrohen që të raportojnë sipas ligjit.

“Ndoshta nuk është për shkak të emrave por ajo që e përmenda është se kanë borxhe ndaj KPM-së. Zakonisht për mospagesë të taksës së licencës shkon te përmbaruesi, e kanë kohën e caktuar për pagesë, nëse nuk e bëjnë atëherë KPM-ja si institucion të vetmen mundësi për tërheqjen e këtyre mjeteve i ka përmes përmbaruesit”, tha ai.

Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, tha se këtë raport nuk do ta hedhin në votim pa u përfunduar të gjitha obligimet që i ka KPM-ja por edhe ndaj këtij institucioni.

Të ngjashme