Rudari premton mbështetje për bizneset në Podujevë

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka premtuar përkrahje për secilin biznes në këtë komunë. Gjatë ditës ai e ka vizituar një fabrikë në Podujevë.

“Gjatë vizitës në Fabrikën ‘Ananas Impex’ në Podujevë, u impresionova me suksesin e kësaj kompanie, kushtet dhe standardet me të cilat punohet dhe cilësinë e prodhimeve të saj! Produktet e kësaj kompanie, tanimë janë të pazëvendësueshme në tregun tonë dhe më gjerë. Do të mbetemi aleat i secilit biznes, duke krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e tyre”, ka shkruar Rudari në “Facebook”.

Rudari është ushtrues detyre i kryetarit të kësaj komune që kur Agim Veliu u largua për t’u bërë ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti.

Të ngjashme