Rugova e kënaqur me përfaqësim e grave në Kuvend, kërkon respektimin e kuotës 50-50

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 07:37 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, shumica e grave deputete të ardhshme kanë siguruar ulëset në Kuvendin e Kosovës pa pasur nevojë për kuotë gjinore.

Ligji për barazi gjinore në Kosovë obligon që 40 për qind e grave të jenë të përfshira në pozita vendimmarrëse, ndërsa 30 për qind e ligjvënësve kosovarë duhet të jenë të gjinisë femërore.

Drejtoresha e Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK),  Igballe Rugova në një intervistë për Ekonomia Online thotë se me implimentimin e ligjit për barazi, partitë politike duhet të respektohet kuotën prej 50% të përfaqësimit të grave në garë për deputetë.

“Ne kemi luftua me pas kuotë qysh nga koha e pas luftës. Por pas luftës gratë u shtyn në një anë. Unë mendoj që kuota akoma duhet me qenë sepse tash me ligjin e ri të implementohet ligji i barazisë dhe natyrisht që të jetë 50%-50% në kuvend”, thotë ai

Rugova thotë se në zgjedhjet e 6 tetori janë votuar 26 gra dhe pa kuota dhe sipas saj qytetarët janë vetëdijesua dhe kanë pa rëndësinë e grave në parlament.

“Jam shumë e kënaqur me përfaqësimin e grave në Kuvend sepse është një sukses shumë i madh që kësaj radhe kanë qenë mbi 26 gra janë votuar me vota dhe jo me kuota. E kjo flet shumë se qytetarët e Kosovës janë vetëdijesuar dhe e kanë pa rëndësinë dhe punën që e bëjnë gratë në parlament. Me votën e tyre qytetarët kanë fol dhe e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe kanë votua gjithë këto gra”, thotë ajo.

Drejtoresha e RrGGK-së thotë se zgjedhjet e fundit treguan se qytetarët nuk zgjedhin më burrë apo grua, por punëtorë dhe jo punëtorë.

“Kur kemi qenë në fushatë rrjeti grave dhe kemi bisedua me qytetarët shumica e burrave thoshin që do t’i votojmë gratë dhe kjo është një pjekur e qytetarëve se nuk është me rëndësi a është burrë a grua por ata kanë vendos të shohin se kush vepron dhe në këtë rast kanë vepruar gratë”, thotë ajo.

Por Rugova mendo se pavarësisht se në zgjedhjet e fundit u tregua një respekt për femrën kosovare, shqetësuese mbetet ende dhuna në familje, e ku viktimë vazhdon të mbetet gruaja.

Sipas Rugovës parandalimi i dhunës në familje mund të arrihet vetëm përmes funksionimit të drejtësisë.

“Ne kemi pas gjithmonë synimin tonë që të funksionojnë të gjitha mekanizmat dhe duhet të veproje zinxhiri mes tyre. Sa i përket mekanizma të drejtësisë , organizatave , strehimoreve dhe pa funksionuar mirë ky zinxhir atëherë nuk mundemi me pa që të ndërpritet dhuna në familje por gjithashtu ne po presim më shumë që qytetarët të vetëdijesohen dhe të raportojnë për dhunën në familje. E fundit që duhet të funksionojë është drejtësia dhe duhet të kemi dënime dhe vetëm kështu mund të ndalet dhuna”, thotë ajo.

Rugova theksoi që drejtësia ka filluar të gjejë vendin e duhur, ndërsa kërkon që strehimoret të përkrahen financiarisht nga Ministria e Financave.

“Dhuna në baza gjinore është diçka që duhet me punua amë shumë dhe me krijuar mekanizma. Ne kemi parë që ka filluar drejtësia me lëviz dhe duhet më shumë të punohet në atë fushë. Ne duhet t’i përkrahim strehimoret financiarisht dhe të jepen 100% por në fakt ajo nuk po ndodh ministria e financave po i jep 70 % dhe e gjitha kjo lidhet me punësimin dhe kemi nevojë që të kujdesemi për mirëqenien e qytetarëve. Kur kemi më shumë gra të punësuara ajo do të thotë që kemi më shumë mirëqenie në familje”, thotë ajo.

Dhuna ndaj grave në Kosovë, ka vazhduar edhe gjatë këtij viti. Ndërkaq nuk kanë munguar as rastet e vrasjeve të tyre.

Të ngjashme