Rugova: Emërimet në borde të përkohshme, brenda 6 muajve do të hapen konkurse të rregullta e transparente

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësmistri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Yll Rugova që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar se emërimet e fundit në ndërrmarje publike janë të përkohëshme.

Ai shtoi se këto borde do të zgjasin maksimumi 6 muaj dhe se në bordet e rregullta do të hapen konkurse të rregullta dhe trasnparente, dhe pa ndërhyrje politike.

“Edhe një sqarim sa i përket bordeve të përkohshme.

Bordet e përkohshme (por vetëm ato të përkohshmet) emërohen. Njësoj qysh emërohen pozitat politike si këshilltari, zëdhënësi, ministri etj.

Në këtë kuptim për bordet e përkohshme (që mund të zgjasin maksimum gjashtë muaj) është me rëndësi të përzgjedhen njerëz me përvojë profesionale dhe me integritet të dëshmuar, dhe kjo pa dyshim se mund të bëhet edhe me kuadrot që janë brenda partisë, ose partive, por me kushtin që nuk janë në pozita vendimarrëse në parti, ose nuk janë emëruar në ndonjë pozitë tjetër politke.

Kurse bordet e rregullta, ato zgjedhen me konkurs të hapur dhe transparent. Në konkurse të tilla deri tash ka ndihmuar Ambasada e Britanisë së Madhe. Dhe gjithsesi brenda gjashtë muajve në vijim konkurset do të hapen për border e ndërmarrjeve tona.

Në ato konkurse pastaj, përzgjedhja bëhet e pavarur nga politika. Me standardin më të lartë të mundshëm. Aty më s’ka emërime, por veç çka thotë komisioni profesional”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme