Rugova i përgjigjet Haskukës: Hakmarrja sjell hakmarrje

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova e ka komentuar vendimin e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili në shenjë hakmarrje, një ditë pas krijimit të Qeverisë nga Avdullah Hoti i ka shkarkuar nënkryetarin e Komunës dhe tre drejtorë që vijnë nga kjo parti.

Rugova nëpërmjet telefonit i ka thënë Reporterit, se askush nuk duhet të veprojë më një logjikë të tillë hakmarrëse.

“Nuk e di nëse e ka marre atë vendim. Nëse është hakmmarrej nuk është mirë. Nuk është dashur të veprohet ashtu. Unë jam edhe vet krytear komune dhe nuk duhet të veprohet me një logjikë të tillë, duhet të pasur kujdes sepse hakmarrja sjell hakmarrje. Nuk më pëlqen kjo punë”, ka thënë Rugova.

Sipas tij, Haskuka është më mirë të merret me punët e tij si kryetar komune. Rugova është shprehur se LDK-ja nuk vepron me logjikë hakmarrëse.

“Ata ekanë qeverisjen e vet nuk kam informatën por në parim është dashur të respektohet marrëveshja që ka ekzistuar. Edhe marrëveshja prishet me një marrëveshje”, tha ai.

Ndryshe, sic ka raportuar Reporteri Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shkarkuar nënkryetarin e Komunës së Prizrenit dhe tre drejtorë komunalë që vijnë nga LDK-ja, me të cilën deri më sot VV-ja ka qenë në bashkëqeverisje në këtë komunë.

Vendimi është marrë sot, merr vesh Gazeta Online ‘Reporteri.net’. Ky vendin vjen një ditë pasi Avdullah Hoti i LDK-së ka marrë zyrtarisht detyrën e Kryeministrit të vendit, që pason ish-kryeministrin Albin Kurti që është kryetar i partisë së Haskukes.

Të shkarkuar me vendim të Haskukes, sic merr vesh Reporteri.net, janë nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Eshref Memaj; Drejtori i Urbanizmit, Fatmir Memaj; Drejtori i Bujqësisë, Egzon Elshani dhe Drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi.

VV dhe LDK kanë bashkëqeverisur në nivel vendi për rreth 50 ditë, koalicion ky që përfundoi me mocion mosbesimi ndaj ish-kryeministrit Kurti të iniciuar nga LDK-ja.

Të ngjashme