Rugova: Do ta ruajmë traditën e fitoreve në Istog

Prishtinë | 07 Tet 2017 | 14:20 | Nga

Kryetari i Istogut dhe kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Haki Rugova, ka thënë të shtunën se rezultatet e qeverisjes lokale janë të faktuara, prandaj Istogu do të vazhdojë traditën e rrugëtimin drejt fitoreve të reja së bashku me Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ne kemi traditën, vullnetin, forcën dhe dëshmitë e forta të qeverisjes së mirë për të vazhduar rrugëtimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës edhe për një mandat. Istogu, vendlindja e Presidentit tonë Historik Ibrahim Rugova, është dëshmia me e fuqishme se filozofia Rugoviane vazhdon rrugëtimin e edhe në kohë moderne”, ka thënë Rugova.

Ai ka shtuar se gjatë mandatit të shkuar kemi pasur mbi 20 milionë euro investime kapitale dhe kjo çmohet nga qytetarët e komunës sonë.

Plani i Rugovës për Istogun parash investime në fushën e turizmit, bujqësisë, arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës etj.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka vlerësuar anëtarët e kësaj partie për punën e deritashme, ndërkohë që pret që edhe në të ardhmen të arrihen rezultate të mëdha.

“Kryetarët dhe aktivistët tanë që kanë punuar gjatë kësaj periudhe nuk e kanë pasur lehtë, por unë i përgëzoj për fuqinë e tyre dhe vendosmërinë për ta marrë dhe implementuar këtë përgjegjësi, e po ashtu edhe juve për përkrahjen që ia kenë dhënë z. Rugova dhe këshilltarëve komunalë“, ka thënë Mustafa në Istog.

Ai potencoi se jemi interesuar të bisedojmë me secilin qytetar, t’u tregojmë atyre se çfarë mund të bëjmë ne, por njëkohësisht do ta kemi edhe përgjegjësinë ndaj votës që e marrim. Mustafa është shprehur i bindur në fitoren e LDK-së në Istog.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme