Rugova thotë se LDK-ja do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Në emisionin Frontal të televizionit 7 Naser Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur për zhvillimet politike dhe pritshmëritë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi dekretin e presidentit për mandatarin.

Ai ka thënë se vendimet e Kushtetutës janë obligative.

“Ne si LDK e kemi dëshmuar tashmë që cilido vendim i Gjykatës Kushtetute respektohet. Edhe atëherë kur na kanë pëlqyer vendimet ne I kemi respektuar. Çdo vendim i gjykatës është obligim për ne. Unë besoj në gjyqësorin e Kosovës”, ka thënë Rugova.

Sa i përket presionit mbi Gjykatën kushtetuese ai ka thënë se ka pasur nga persona të caktuar.

“Protagonistet kryesor Thaçi e Kurti e kanë dëmtuar imazhin e Kosovës por edhe e kanë lënduar sistemin e drejtësisë në Kosovë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të lihen të qetë të punojnë. Ata janë të zgjedhur nga përfaqësuesit e popullit. Duhet të mësohemi t’i respektojmë pushtetet”, është shprehur Rugova.

Të ngjashme