Rugovasit vetëdistancohen, nuk e kryem sulmin

Prishtinë | 05 Gus 2016 | 14:54 | Nga

Pas dërgimit të një komunikatë në redaksinë e Telegrafit ku “Rugovasit”e pranuan se kanë kryer sulmin e mbrëmshëm,

Në këtë email thuhet se rugovasit kanë ditur të mbrojnë me gjak territorin dhe nëse është nevoja do ta bëjnë përsëri.

Mirëpo pak minuta pas këtij emaili, “Zëri” ka kontaktuar me përfaqësuesit e Rugovës për të folur rreth këtij emaili.

Të njëjtit e kanë mohuar një lidhshmëri me këtë email por edhe me sulmin e mbrëmshëm.

Rexhep Kurtbogaj, përfaqësues i bashkësisë territoriale të shtatë fshatrave përgjatë brezit kufitar me Malin e Zi, ka thënë se rugovasit nuk kanë dërguar asnjë email të tillë.

Ai ka mohuar që emaili që i lidh me sulmin të jetë bërë nga ndonjë banor i Rugovës.

Rugovasit sipas tij pavarësisht sa janë të revoltuar janë duke pritur që më dialog të zgjidhet kjo çështje pa u dëmtuar apo cenuar pronat e rugovasëve.

“Distancohemi nga ky email. Nga banorët rugovas nuk është dërguar dhe as që mendojë se është bërë madje ndonjë akt i tillë”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme