Rukiqi i përgjigjet Haradinajt: Çështja e vizave lidhet ngusht edhe me bizneset

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 11:42 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se deklarimi i tij që gjasat për liberalizim të vizave janë 50/50 nuk ka pasur të bëjë me kryeministrin, Ramush Haradinaj andaj edhe nuk e ka pritur reagimin e këtij të fundit.

“Komenti im s’ka pas të bëjë me kryeministrin Haradinaj nuk kisha prit reagim nga kryeministri,” tha Rukiqi, raporton EkonomiaOnline.

“Pjesa që ndërlidhet me liberalizimin dhe bizneset është e ndërlidhur ngushtë. Ata që do të gëzohen më së shumti janë bizneset”.

LEXO Edhe: Haradinaj – Rukiqit: Merru me bizneset, po punojmë që vizat të hiqen sivjet

Një ditë më parë, Rukiqi ka thënë se Franca dhe Holanda janë duke kundërshtuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Haradinaj kritikoi ashpër deklarimet e Rukiqit rreth procesit të liberalizimit të vizave.

Të ngjashme