Rumania kërkon nga Kosova dhe Serbia t’i shmangen veprimeve që pamundësojnë marrëveshjen

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 18:57 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë, Daniel Onişor, kanë paraqitur prioritetet e Presidencës së Rumanisë të Këshillit të Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia Online.

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë, Daniel Onişor tha se Rumania e mbështet dialogun mes Serbisë e Kosovës për një marrëveshje në përputhje me vlerat evropiane.

Onişor ka kërkuar nga palët e dialogut, të abstenojnë nga çdo veprim që minon mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.

“Rumania mbështet dialogun dhe domosdoshmërinë e sigurimit të një marrëveshje në përputhje me vlerat themelore të BE-së. Harmonia sociale dhe respektimi i pjesëtarëve të pakicave kombëtare janë pjesë e këtyre vlerave. Në veçanti ne besojmë se është e rëndësishme për të dyja palët dhe akterët relevant politik të abstenojnë nga çdo gjest që minon mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje”, tha Onişor .

Ai ka treguar për prioritetet e presidencës së Rumanisë në Prishtinë.

“Detyra jonë si Presidencë do të jetë gjetja e bazës së përbashkët për përparim. Ne jemi te bindur se çelësi për këtë rrugë është kohezioni dhe për këtë arsye e kemi zgjedhur për moton tonë dhe temën qendrore të presidencës sonë “Kohezioni si një vlerë e përbashkët evropiane”, tha ai, raporton EO.

“Rumania ka synuar të siguroj komplemëntaritetin me dokumentet strategjike të BE-së. Në të njëjtën kohë ne kemi synuar të sigurojmë koherencë brenda programit 18 mujor të Këshillit të BE-së i përpunuar bashkë me partnerët tanë Finlandën dhe Kroacinë”, shtoi ai.

Ndërsa, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se është kënaqësi për të, që të sheh prioritet të Presidencës Rumune fokusohin në zgjerimin e BE-së.

Ajo përmendi zgjedhjet për Parlamentin Evropian si si çështje të rëndësishme për të ardhmen e BE-së, njëkohësisht për Kosovën dhe rajonin.

“Do të ballafaqohemi me një sërë çështjesh në muajt e ardhshëm duke përfshirë zgjedhjet për Parlamentin Evropian në maj dhe negociatat në vazhdim për kuadrin financiar shumëvjeçar të ardhshëm. E gjithë kjo është e rëndësishme për të ardhmen e BE-së si për Kosovën e rajonin”, tha Apostolova.

Apostolova shtoi se zbatimi i sundimit të ligjit, përpjekjet për të ndërtuar një administratë publike moderne dhe ruajtja e stabilitetit makrofiskal të buxhetit të Kosovës kërkojnë ndihmën dhe përpjekjet e BE-së bashkë me autoritetet vendore.

“Nuk ka stabilitet dhe përparim pa sigurinë e vendeve të punës, arsim të mirë, ambient te pastër dhe të sigurt. Autoritetet duhet të krijojmë klimë për ndërmarrësi dhe investime, të sigurojnë arsim cilësor dhe siguri ligjore dhe të tregojnë kujdes për shëndetin e njerëzve duke u kujdesur për mjedisin. BE-ja investon gati 100 milionë euro në vit në Kosovë për të bërë realitet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe një sundim të forte të ligjit”, tha ajo, raporton EO.

Shefja e BE-së në Kosovë, pohoi se ata kujdesen për Evropën, andaj kërkojnë të gjejnë bazë për përparim edhe në Kosovë, duke e përfshirë si pjesë të Evropës.

“Të gjithë duam që Kosova të ketë sukses dhe të jemi të lumtur me çdo përparim të bërë. Duam të shohim këtë vit në mënyrë që njerëzit mund të ndërtojnë një të ardhme të mirë për veten dhe për fëmijët e tyre. Ne kujdesimi për kohezionin në Evropë dhe kjo nënkupton gjetjen e një bazë të përbashkët për përparim edhe në Kosovë si pjesë të Evropës”, tha Apostolova.

Në anën tjetër, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje vendeve të BE-së që të mbështesin Kosovën në heqjen e regjimit të vizave në mënyrë që qytetarët kosovarë të lëvizin të lirë.

“I ftoj gjitha vendet e Bashkimit Evropian për me iu bashku dhe me e mbështetë Kosovën që qytetarëve tanë të iu ofrohet liberalizimi i vizave”, shtoi Haradinaj.

Ai ka falënderuar Qeverinë Rumune për hapjen e Presidencës Rumune në Kosovë në muajt në vazhdim.

“Shpresa e Kosovës në vendet e BE-së është e madhe dhe në jemi të nderuar që do ta kemi Presidencën Rumune në Kosovë”, tha Haradinaj.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë, Daniel Onişor, paraqesin prioritetet e Presidencës së Rumanisë të Këshillit të Bashkimit Evropian

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, January 22, 2019

Të ngjashme