Rusia e Kina bllokojnë akuzën e Çitakut kundër Daçiqit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Prishtinë | 20 Dhj 2019 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Denoncimi që kishte bërë ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku, kundër shefit serb të diplomacisë, Ivica Daçiqit, është penguar nga Rusia e Kina të përfshihet në rendin e ditës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shkruan sot e përditshmja e Beogradit, “Novosti”.

Ambasadorja Çitaku muajin e shkuar kishte bërë kallëzim kundër Daçiqit, sepse botërisht e kishte shfaqur certifikatën e lindjes së saj nga viti 1990, duke dashur kështu para anëtarëve të KS të OKB të argumentojë se shqiptarëve u jepeshin dokumente edhe në gjuhën serbe edhe angleze, siç shkruan “Novosti” (duhet: në gjuhën shqipe – sqarim ynë). Ai po ashtu kishte synuar të argumentonte se Çitaku kishte shtetësi serbe, por kjo e akuzoi Daçiqin për vjedhje të arkivave nga Kosova në kohën e okupimit prej Serbisë.

Përfaqësuesja e Prishtinës pas këtij gjesti kishte “mbledhur letrat” , ndërsa kryediplomatit serb i kishte bërë vërejtje që kishte prezantuar të dhëna private dhe ishte paraqitur ashtu agresiv në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Padinë e saj ndaj tij, sipas kësaj gazete e kishte mbështetur Britania e Madhe, por e kishin bllokuar Rusia e Kina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme