Rusia përkrah tërheqjen e njohjeve për Kosovën

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Më 4 shtator 2021 u bë një vit nga moratoriumi Kosovë-Serbi, ku Serbia u zotua se do ta ndalë fushatën në kërkim të ҫnjohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa kjo e fundit do të ndalte përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ndërsa në anën tjetër përveç Serbisë, tashmë edhe Rusia zotohet se do të përkrah politikën serbe mbi tërheqjen e njoheve për Kosovën.

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Alexander Bikantov ka thënë se e rëndësishme është që çdo vendim që merren në politikat e jashtme të jetë e përshtatshme për Serbinë.

‘’Pozicioni i Rusisë për çështjen e Kosovës është i njohur: Ne duam që Beogradi dhe Prishtina të bien dakord mbi një zgjidhje të zbatueshme dhe reciprokisht të pranueshme bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB -së. Ajo duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB –së për të siguruar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ne do të pajtohemi vetëm me një vendim që i përshtatet serbëve. Ne synojmë ta ndjekim me vendosmëri këtë politikë në të ardhmen’’, ka thënë Bikantov për mediat e huaja.

Bikantov ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit ka mbushur 1 vit nga përpjekjet e Kosovës për ta promovuar veten si një kadidate në skenën ndërkomvetare ndërsa nëse disa shtete edhe tanimë mund ta shohin vendimin e tyre të pamenduar për njohjen e Kosovës.

‘Nëse disa anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare do të rishikojnë vendimin e tyre të mëparshëm të pamenduar për të njohur statusin juridik të Kosovës, kjo është zgjedhja e tyre sovrane, e cila, pa dyshim, është rezultat i analizës së shëndoshë të situatës, përfshirë sjelljen e Prishtinës’, vazhdoi ministri i Punëve të Jashmte ruse.

Ai shprehet i pakënaqur se pjesëmarrësit perëndimor nuk ishin të drejtë ndaj Serbisë duke lejuar edhe bllokimin nga Prishtina në procesin e krijimit të bashkësisë së komunave serbe në Kosovë.

‘Ne presim që pjesëmarrësit perëndimorë në proces të kenë një qasje të paanshme dhe rigoroze për të vlerësuar se si udhëheqësit shqiptarë të Kosovës po zbatojnë masat për të cilat është rënë dakord, duke pasur parasysh qasjen e tyre selektive ndaj detyrimeve të tyre, të cilat kanë mbetur në letër për vite me radhë, ashtu siç ndodhi marrëveshja për krijimin e një bashkësie të komunave serbe në Kosovë. Prishtina e ka penguar këtë proces që nga viti 2013 ndërsa nuk ka pasur ndonjë reagim të qartë ndaj kësaj sjelljeje nga Brukseli’’, përfundoi ai.

Kujtojmë se rreth një javë më parë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Prishtina e ka filluar lobimin për njohje për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe se pas kësaj disa vende do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Të ngjashme