Sa deputetë do të ketë LDK-ja?

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 18:24 | Nga

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në Klan Kosova ka treguar se sa deputetë do të ketë partia ku ai bën pjesë.

“Sipas trendit të votimeve, LDK ka 30 deputetë, 24 deri 26 janë vetëm të LDK-së, të tjerët të partnerëve”.

Haziri ka thënë poashtu se LDK në këto zgjedhje ka votë të ruajtur por jo votë të rritur.

“Duhet të bëjmë vlerësimin, sepse pas 27 vjetësh kemi hyrë në koalicion parazgjedhor, pritjet tona kanë qenë më të mëdha”.

“Çka ka ndodhur në këtë krejt proces, a ka qenë kohë e shkurtër që publiku të njihet me Hotin ose programin duhet të shihet”.

“Ne dalim me votën tonë të ruajtur por jo të rritur, aq sa kemi synuar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme