Sa dollarë kushton mirënjohja që Haziri thotë ta ketë marrë nga Trump?

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 19:24 | Nga

Prej 6 deri në 10 dollarë kushton mirënjohja, sikurse atë që Lutfi Haziri tha se ia ndau Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, raporton KTV.

Ajo ndahet ekskluzivisht për shtetas amerikanë dhe është mostër e njëjtë për të gjithë që vërtetojnë se kanë kryer punë vullnetare për komunitetin.

Zyra e Hazirit ka thënë se nuk ka koment për këtë, sepse vetëm e ka pranuar mirënjohjen që ia ndau Ambasadori i Nderit i Kosovës, Otto F. Von Feigenblatt.

KTV-ja i ka shkruar edhe ambasadorit për t’i kërkuar sqarime, por ai nuk ka kthyer përgjigje.

Feigenblatt është dekoruar nga Presidenti Hashim Thaçi këtë vit me titullin Ambasador Nderi.

Kjo nuk është hera e parë që ky person ndan mirënjohje të tilla. Në muajin mars të identike të njëjtën ia ndau Ramize Murtezi – Shalës, redaktore në RTK derisa të tilla ka ndarë edhe në Shqipëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme