Sa ministra e deputetë shkruajnë pa gabime

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Analisti Ilir Ibrahimi, ka kundërshtuar ashpër suImet që po bëhen ndaj Sindikatës së Arsimit.

Ibrahimi ka shkruar në facebook se këto suIme janë të ulëta. Ai i ka pyetur ndjekësit se sa deputetë e ministra i njohin, që shkruajnë pa gabime.

Postimi i plotë:

SuImi ndaj SBASHK dhe indirekt ndaj mësimdhënësve duke i etiketuar si analfabet, është i ulët, dashakeq dhe i poshtër.

Sa deputetë i njihni që e shkruajnë të paktën një rresht pa gabime?

Sa ministra i njihni që shkruajnë pa gabime?

Sa profesorë universitar e sa anëtarë të akademisë ju kanë mahnitur me elokuencën e tyre?

E sidomos e dhimbshme është kur i sheh ata që po i bëjnë këto suIme duke e treguar haptas injorancën, paedukatën dhe cektësinë jo vetëm duke folur si rrugaqë por edhe duke gabuar çdo të tretën fjalë në të folur e në të shkruar ai.

Të ngjashme