“Sa të jem drejtor unë, s’do të punësohen në arsim gratë me mbulesë”, fjalia që çoi në shkarkim drejtorin Ferizi

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Ismet Ferizi, është shkarkuar nga pozita e drejtorit.”Jepi zë” merr vesh se vendimin për shkarkim e ka marrë sot kryetari i Komunës, Agim Bahtiri.

Ky vendim u prezantua edhe sot në mbledhjen e bordit të drejtorëve.E po në këtë mbledhje, u tregua edhe arsyeja e shkarkimit të Ferizit, që lidhet me konkursin e fundit në arsim.

Sipas kryetarit Agim Bahtiri, drejtori Ferizi kishte thënë se do të shkelte procedurat, vetëm të mos lejojë që të punësohen në arsim gratë e mbuluara.

“Sa të jem unë drejtor, askush me shami s’ka m’u punësu në arsim”, e ka cituar Agim Bahtiri drejtorin Ferizi, duke thënë se kjo gjë ishte arsyeja e shkarkimit.

Këto fjalë, gjithmonë sipas Bahtirit, u thanë në një takim të përbashkët me drejtorin Ferizi dhe Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.Sidoqoftë, Ferizi ishte emëruar drejtor pak kohë më parë, pas shkarkimit të ish-drejtorit Egzon Jashari.Ndryshe, drejtoria e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, është ndër drejtoritë më të përfolura, për shkak të shumë ankesave nga kandidatët për mësimdhënës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme