Sa vota mori Ramush Haradinaj në Kamenicë dhe sa Shpend Ahmeti

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Koalicioni AAK-PSD në komunën e Kamenicës ka dalë e treti me vota nga  zgjedhjet që u mbajtën të dielën.

Në komunën  që udhëhiqet nga nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati, koalicioni AAK-PSD  ka arritur të marrë 15,07% ose 2 mijë e 344 vota.

Nga ky koalicion, kandidati me numër 90 në listë, Faton Jakupi ka marrë 1 mijë e 860 vota më shumë se kandidati i këtij koalicioni për Kryeministër, Ramush Haradinaj i cili është renditur i dyti me 1 mijë e 445 vota.

Kurse kryetari i Prishtinës dhe PSD-së, në Kamenicë ka arritur të marrë vetëm 51 vota.Gazeta.Expres.

Kjo është renditja e kandidatëve për deputetë nga koalicioni AAK-PSD në Kamenicë:

Faton Jakupi 1860

Ramush Haradinaj 1445

Gëzon Kastrati 1380

Rexhep Kadriu 807

Ahmet Isufi 560

Besa Baftiu 363

Shpend Ahmeti 51

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme