Sabri Hamiti dorëzon mandatin e anëtarit në Këshillin e Përgjithshëm të LDK, djali i Kolë Berishës e quan këtë akt fisnik

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Delegatët e Kuvendit Zgjedhor  të LDK-së sot kanë votuar edhe listën e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm (KP) të kësaj partie, e si anëtar i këtij organi partiak u votua edhe akademiku Sabri Hamiti, i cili hoqi dorë nga të qenit anëtar i KP. Tërheqjen e Hamitit nga anëtari i KP, djali i Kolë Berishës, Visari e ka quajtur akt burrëror dhe fisnik

Pas votimit të listës së propozuar me emrat e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, në foltoren e kuvendit ka dalë akademiku Sabri Hamiti, i cili ka falënderuar delegatët për besimin që i kanë dhënë të jetë anëtar i këtij organi të lartë partiak.

Mirëpo, Hamiti ka thënë se ka vendosur që pas 30 vitesh kontributi e angazhimi aktiv në të gjitha organet drejtuese të LDK-së, ka vendosur që të tërhiqet nga angazhimi në strukturat udhëheqëse të partisë dhe të lëshojë rrugë për veprimtarë të tjerë të partisë.

Anëtari i të rinjve të LDK-së, Visar Berisha (djali i Kolë Berishës) e ka cilësuar këtë veprim të akademikut hamiti si një akt fisnik.

“Iu shpetoj nje akt i fisem!

Pasi u propozua dhe u zgjodh pjese e Keshillit te Pergjithshem, Sabri Hamiti, falenderues nuk pranoj te jete me pjese e rrugetimit aktiv ne LDK. 
Akt i nalt i nje fisniku te Qarkut Kulturor te Prishtines qe e permbylli burrnimin e vet ne LDK” (sic.), ka shkruar Berisha. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme