Sahatqija i reagon ministres Gërvalla: MPJD nuk po zbret prej top listës së huqjeve

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Teuta Sahatqija, ish-konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York ka reaguar pas huqjes së radhës të Ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla.

Kjo e fundit ka vendosur flamurin e OKB-së në vend të atij të NATO-s teksa ka njoftuar takimin me Sekretarin Gjeneral të Organizatës Euro-Atlantike.

Ky nuk është gabimi i parë nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Kritikave të shumta u është bashkuar edhe Teuta Sahatqija, ish-zëvendësministre e Punëve të Jashtme. Ajo kërkon që ‘t’i ruhet fytyra Kosovës.

“Per hire te fytyres se shtetit, merrni dike qe ti shkruan postimet e qe i din se paku konceptet themelore!”, shkruan ajo në Facebook.

“Se MPJ nuk po zbret prej top listes se huqjeve”, vijoi Sahatqija.

Shkrimi i plotë i Teuta Sahatqija në Facebook:

Eh moj diplomaci, moj diplomaci!

NATO nuk eshte UN!

Stoltenberg nuk eshte Sekretar Gjeneral i UN!

Per hire te fytyres se shtetit, merrni dike qe ti shkruan postimet e qe i din se paku konceptet themelore!

Se MPJ nuk po zbret prej top listes se huqjeve.

May be an image of 2 people and text that says '9m … Donika Gërvalla-Schwarz @g... Very cordial encounter with Secretary- General Stoltenberg about his visit to Kosova on July 1. Good to see the unwavering commitment to the security of and its citizens. will never forget that saved our country and our people in the most existential moment! D.G 1 门1 13'

Të ngjashme