Sali Berisha injoron kritikat e Hashim Thaçit

Prishtinë | 05 Gus 2018 | 13:05 | Nga

Sali Berisha duket se ka vendosur të mos u përgjigjet personalisht akuzave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka zgjedhur që betejën politike me kreun e shtetit të Kosovës ta bëjë përmes medieve të financuara nga djali i tij Shkelzen Berisha dhe disa prej emrave që ai i ka suportuar në politikë.

Në një deklaratë publike, Thaçi ia kujtoi Berishës kohën kur i shiste naftë ish-liderit të Jugosllavisë Millosheviç për të furnizuar tanket që bombardonin Kosovën.

Gjithsesi ish-kryeministri deri tani ka zgjedhur të heshtë.

Reagimi i parë i Berishës pas akuzave të Thaçit lidhet me plazhin e Vlorës ku ai thotë se ka marrë një mesazh nga “qytetari dixhital” se aty ka mbeturina.

“Ky është sot plazhi i vjetër i Vlorës!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. Sb

“Përshëndetje Zoti Berisha! Kjo është gjendja e plazhit të vjetër në Vlorë në pikun e verës dhe pushimeve. Mbeturina të shpërndara gjithandej”, shkruan Berisha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme