“Salih Zyba dikur qante në Komunë, tani po luan rolin e gjykatësit suprem”

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Një “luftë” në rrjetet sociale ka nisur ndërmjet zyrtarëve të PSD-së dhe Vetëvendosje, dikur bashkëpartiakë.

Është Salih Zyba nga VV, ai që në llogarinë Facebook ironizoi me rezultatin që mori PSD në zgjedhjet e së dielës. Ai ndër të tjera tha se Shpend Ahmeti s’do të ketë vota të mjaftueshme as për deputet dhe nuk do të jetë as kryetar Prishtine.

Por, nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigjja e Frashër Krasniqit, nga PSD. Ky i fundit madje shkroi se Zyba dikur vinte në komunë duke qarë për t’ia punësuar motrën, e tani e luan rolin e gjykatësit suprem.

Të ngjashme