Salihu: Pamjet nga salla 1 tetori t’i kujtojnë trenat e Bllacës, Kurti di veç me kriju panik se po ndahet Kosova

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve politike ka pasur disa kritika për Qeverinë e Albin Kurtit dhe mënyrën se si është organizuar procesi i vaksinimit sot te salla “1 tetori”.

Në një shkrim në Facebook, Salihu ka thënë se Albin Kurtin i do melodramat politike, sepse mungesën e aftësisë për të menaxhuar e kompenson me dramatizime e teori konspirative.

“Komploti i Grenellit”, “sabotazhat e Agim Veliut”, “thikat mbi harta”, “dikush po na then bravat e dyrve” ose “Stanishiqi na e ndau partine” kane qene alibi per me e shmang qeverisjen, menaxhimin, punen”, ka thënë ai.

Albin Kurti dhe Arben Vitia, sipas Salihut nuk mund të menaxhojnë as një radhë për vaksinim.

Tutje, ai thotë se LVV-ja dinë vec të dalë në opozitë, të shpallë tradhëtar gjithandej dhe të krijojë panik se po ndahet Kosova.

“Këto pamje që t’i kujtojnë trenat e Bllacës nuk mundesh me i justifiku as me qeverisjen 20 vjeçare të të tjerëve e as me kulturën e pleqve”, ka thënë ai.

Të ngjashme