Salihu: VV-ja dhe LDK-ja po demantojnë veten se do të bëjnë “çkapjen e shtetit”

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Hajzer Salihu në një postim në Facebook ka shkrar se trumbetimi i deritashëm se do të çkapet shteti nga koalicioni VV-LDK po demantohet nga vet ata.  Pasi në tavolinë e bisedimeve për programet politike të dy partive nuk janë vetëm postet ministrore,  por edhe ato poste që nuk janë politike siq janë pozitat publike si: sekretar të përgjithshëm, kryeshefa ekzekutiv, drejtor të përgjithshëm, udhëheqës të institucioneve dhe agjencive të pavarura dhe rregullatore, apo edhe drejtor bordesh të ndërmarrjeve publike.

“Trumpetimi nga akterët e koalicionit të ardhshëm se do të bëjnë “çkapjen e shtetit” përmes emërimit të kuadrove profesionale dhe të pavarura, akoma pa u lidh ky koalicion po demantohet nga vetë ata.

Në deklaratat që po dëgjohen këto ditë nga dy kampet e partive, po kuptojmë se rreth 80% e programit është përafruar, dhe se tashmë ka mbetur hapur vetëm ndarja e përgjegjësive ne qeverisje, duke përfshirë minsitritë, si dhe pozitat politike dhe publike që emërohen nga Kuvendi dhe Qeveria.

Për minsitritë dhe pozitat politike jam dakord se mund të ketë marrveshje politike, por të bësh marrveshje politike paraprake për ndarje të pozitave publike etj…, është në kundërshtim të plotë me legjislacionin ne fuqi, përmes të cilit përcaktohen në mënyrë strikte procedurat konkuruese për përzgjedhjen e kandidatëve në këto pozita.

Le të ma thotë dikush se si ka mundësi të “çkapet shteti”, nga ata që akoma pa marr pushtetin bëjnë pazar me ndarjen e pozitave të cilat duhet tu nështrohen rregullave të rekrutimit, përmes konkurrencës së hapur dhe pa paragjykim për bartësin fitues të asaj pozite??!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme