Sami Boroci zgjidhet kryetar i të rinjve të AKR-së

Prishtinë | 18 Shk 2017 | 19:15 | Nga

Procesi i ristrukturimit të Forumeve të Aleancës Kosova e Re është përmbyllur sot me mbajtjen e Kongresit Qendror Zgjedhor të Forumit Rinor të partisë, ku në prani të 492 delegatëve me shumicë votash, kryetar i Forumit Rinor të AKR-së u zgjodh Sami Boroci.

Në pjesën solemne të Kuvendit, fillimisht katër kandidatët për kryetar të Forumit Rinor të AKR-së, paraqiten platformat e tyre udhëheqëse, ku secili në pika të shkurta shtjelloi planet dhe prioritetet në të cilat do të përqendrohet gjatë mandatit të Kryetarit të Forumit Rinor.

Më pas nga delegatët me shumicë votash u miratua rregullorja e Forumit Rinor, ku nga votimi i mbyllur me 277 vota për – kryetar i Forumit Rinor të AKR-së u zgjodh Sami Boroci; i dyti rezultoi Zijadin Geci me 138 vota; i treti Blerim Kelmendi me 45 vota si dhe Liridon Sadriu me 25 vota.

Në sallën e mbushur me qindra përkrahës dhe mysafirë, i pranishëm ishte edhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili foli për planet e Aleancës Kosova e Re dhe mundësitë që plan programi i saj i ofron për qytetarët e Kosovës, e veçanërisht për rininë.

Pacolli në fjalën e tij para mysafirëve dhe delegatëve tha se të rinjtë nuk duhet të jenë pjesë e manipulimeve të politikës së gabuar dhe të njerëzve që mendojnë se janë të pazëvendësueshëm.

Lideri i AKR-së shtoi se ndërtimi dhe zhvillimi i Kosovës duhet të bëhet me përgjegjësi dhe dashuri për vendin. Duke folur për orientimin Liberal të Aleancës Kosova e Re dhe anëtarësinë e saj në Aleancën e Liberal-Demokratëve Evropianë, Pacolli shtoi se qëllimi i AKR-së është që ta ushtrojë përkushtimin e saj ne funksion të ndërtimit të një shoqërie të vlerave liberal-demokratike dhe në krijimin e një qeverie të përgjegjshme dhe transparente.

Punimet e Kuvendit qendror të Forumit Rinor të AKR-së, nga afër kishin ardhur ti ndjekin edhe përfaqësues të Degëve dhe Forumeve të Aleancës Kosova e Re.

Me një fjalë rasti Kuvendin e përshëndeti edhe Kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, i cili tha se, Kosova ka nevojë për udhëheqës që nuk pasurohen nga shteti duke keqpërdorur paranë publike. “Koha jonë po vjen, bashkë me ju të rinjtë, do t’iu tregojmë të gjithëve se si qeveriset me duar të pastra”, ka thënë ndër të tjera Bahtiri.

Kuvendi më pas ka vazhduar me pjesën punuese, duke zgjedhur kështu edhe strukturat tjera udhëheqëse të Forumit.

Image may contain: 2 people, indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme