Sami Lushtaku mund t’ia marr shtetit mbi 24 mijë euro (Dokument)

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 16:08 | Nga

Ndonëse mbrojtja nuk e ka marrë në konsideratë akoma çështjen e kompensimit, Sami Lushtaku mund t’i marr shtetit të Kosovës mbi 24 mijë euro, shkruan gazetametro.net.

Kështu, të paktën, përcaktohet sipas Udhëzimit Administrativ për Kompensim të dëmit për personat e dënuar apo të arrestuar pa arsye.

E, se nuk ka kërkesë akoma për kompensim, e thotë edhe avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci, i cili ka thënë se ‘asgjë nuk mund t’i kompensojë 4 vitet e humbura’.

‘’Sidoqoftë, kompensimi ligjor për vuajtjet e shkaktuara me këtë procedim penal të padrejtë, i takon z. Lushtaku. Nuk e kemi biseduar këtë çështje ende me klientin tim. Kemi pasur prioritete tjera. Sidoqoftë, kompenzimi për dëmin e shkaktuar , i takon z. Lushtaku’’ u shpreh Koci për gazetametro.net.

Por, Gazeta Metro ka bërë një llogari të thjeshtë siç përcaktohet me udhëzim administrativ, në rast se pala do të bënte kërkesë për t’u kompensuar.

Sipas udhëzimit administrativ në kompenzimin e dëmeve të shkaktuara hyjnë:  kompenzimi për dëmin material sipas nenit 10, kompezimi për pako dhe vizita familjare sipas nenit 11 si dhe kompenzimi moral sipas nenit 12.

Kështu, nëse llogariten që nga fillimi i procesit, që i bie se janë gjithsej 4 vite, atëherë kompenzimi i dëmeve të shkaktuara duke përfshirë të gjitha pikat e lartë cekura arrin në 24.300.

Ndërsa, nëse llogaritet vetëm kohëqëndrimi në burg prej 2.4 vitesh, i bie që Lushtakut si kompenzim t’i takojnë 14,150 euro.

Ndryshe, Lushtaku që u lirua dje, ishte dënuar pasi një kolegj i gjykatësve ndërkombëtarë e gjeti fajtor për një vrasje të vitit 1998, edhe pse për viktimën nuk kishte asnjë të dhënë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme