Sami Lushtaku: Vetëm një burrë patriot i fortë e vizionar si Baca Fazli, mundi të edukojë të birin Kadriun

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka ngushëlluar për vdekjen e Fazli Veselit, babait të ish-kryetarit të partisë, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Express.

Lushtaku përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë që Veseli ka qenë i dashur për të gjithë.

“Përfundimisht Baca Fazli na la. Vetëm një burrë patriot i fortë e vizionar si Baca Fazli, mundi të edukojë të birin Kadriun, bashkëluftëtar i kauzës së shënjtë për lirinë, pavarësinë e shtetndërtimin”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Përfundimisht Baca Fazli na la. Vetëm një burrë patriot i fortë e vizionar si Baca Fazli, mundi të edukojë të birin Kadriun, bashkëluftëtar i kauzës së shënjtë për lirinë, pavarësinë e shtetndërtimin.

Baca Fazli ishte i dashur për të gjithë. Ai na këshillonte e na motivonte përgjatë rrugës sonë në shërbim të kombit. Ndarja e tij nga jeta është edhe më e dhimbshme kur i biri i tij e miku ynë Kadriu, nuk mund t’i gjendej pranë për shkak të procesit gjyqësor në Hagë.

Ngushëllimet më të sinqerta mikut e bashkëluftëtarit Kadri Veseli, familjes Veseli, miqve e dashamirëve të tyre. Baca Fazli pushoftë në paqe!

Të ngjashme