Samuel Zhbogar lë Kosovën

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 16:32 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim lamtumirës, ish-shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Veseli e vlerësoi këtë takim përshëndetës si të veçantë, pas shumë viteve të bashkëpunimit të frytshëm.

Me këtë rast, Veseli vlerësoi po ashtu kontributin e Zhbogar në rrugën eurointegruese të Republikës së Kosovës.

“Takimi përshëndetës me Zhbogar ishte i veçantë, pas viteve të tëra të bashkëpunimit. Ai po shkon në detyrë të re, ndërsa ne do ta kujtojmë për kontributin e tij në rrugën tonë euro-integruese. Puna, miqësia e tij dhe angazhimi për qytetarët e Kosovës, besojmë fort se nuk do të mungojë as në të ardhmen. Faleminderit, Sam”, ka shkruar Veseli.

kadri veseli - zhbogar

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme