Scholz: Marrëveshja me Serbinë duhet ta zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës

Prishtinë | 10 Qer 2022 | 12:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se Kosova shkon drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian me zgjidhjen e dialogut me Serbinë. Në konferencën e përbashkët pas takimit me kryeministrin Kurti, në Prishtinë, Scholz deklaroi se dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën nuk mund të jenë pjesë e BE-së, raporton Ekonomia Online.

“Me rëndësi për Kosovën është që dialogu i ndërmjetësuar nga BE të çohet përpara. Kosova dhe Serbia përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse të çojnë në zgjidhje politike. Dialogu është rruga që i hap Kosovës perspektivën evropiane. Një marrëveshje politike mes dy vendeve është një kusht i rëndësishëm edhe për perspektivën e të rinjve në Kosovë”, theksoi ai.

Sipas tij, marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen pjesë e BE-së. “Të dyja palët duhet t’i qasen njëra tjetrës”.

Kancelari gjerman u shpreh se Kosova ka shanse reale për anëtarësim në BE, porse kjo mund të zgjasë. “Ne jemi edhe më tej besim që kjo rrugë e nisur drejt BE ka një shans realist. Për dikë kjo rrugë shkon më shpejt e për dikë më ngadalë”.

Scholz: Unë me partnerë angazhohemi t’i bindim të tjerët se duhet hequr vizat

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, thekson se Bashkimi Evropian duhet të bëjë punën e saj sa i përket liberalizimit të vizave për kosovarët.

Scholz, mes tjerash, thotë se bashkë me partnerë po angazhohet për këtë

Scholz tha se për ta hequr regjimin e vizave për Kosovës flasin me të gjithë partnerët evropianë që edhe ata të binden se një gjë e tillë duhet të ndodhë.

“Bashkimi Evropian duhet të bëjë punën e saj për liberalizimin e vizave. Unë me partnerë jemi duke u angazhuar për këtë. Ne angazhohemi që liberalizimi i vizave të bëhet sa më shpejt pasi kushtet janë plotësuar. Ne po flasim me partnerët tanë në mënyrë që t‘i bindim edhe ata siç jemi bindur ne”, ka thënë Scholz.

Mes tjerash, kancelari gjerman vlerëson se Kosova ka shans real për anëtarësim në BE, por se mund kjo të zgjasë, ndërsa përmendi rregullat që një shtet duhet t’i ndjekë, duke theksuar sanksionet që shteti që aspiron drejt BE-së duhet t’i pranojë.

“Ne jemi edhe më tej besim që kjo rrugë e nisur drejt BE ka një shans realist. Për dikë kjo rrugë shkon më shpejt e për dikë më ngadalë”.

Tutje, Scholz thotë se Kosova si partnere qëndron në anën e bashkësisë ndëkombëtare.

“Krahas marrëdhënieve tona, ne biseduam për liberalizimin e vizave që po mungon si dhe pozicionimin e Kosovës karshi agresionit rus në Ukrainë. Kosova si partnere e besueshme qëndron në anën e bashkësisë ndërkombëtare. Kemi biseduar për Procesin e Berlinit, dëshiroj që bashkë me partnerët tanë ta rijetësojmë”, tha ai.

Të ngjashme