Scholz mesazh BE-së nga Prishtina: Liberalizimi duhet të shkojë përpara, bëjeni punën tuaj

Prishtinë | 10 Qer 2022 | 12:05 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se Kosova shkon drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian me zgjidhjen e dialogut me Serbinë.

Në konferencë për media në Prishtinë, ai ka thënë se dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën nuk mund të jenë pjesë e BE-së.

“Me rëndësi për Kosovën është që dialogu i ndërmjetësuar nga BE të çohet përpara. Kosova dhe Serbia përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse të çojnë në zgjidhje politike. Dialogu është rruga që i hap Kosovës perspektivën evropiane. Një marrëveshje politike mes dy vendeve është një kusht i rëndësishëm edhe për perspektivën e të rinjve në Kosovë. Marrëveshja duhet të zgjidhë edhe çështjen e Kosovës në fund sepse është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra tjerën të bëhen pjesë e BE-së. Të dyja palët duhet t’i qasen njëra tjetrës”, ka thënë Scholz.

Kancelari gjerman ka thënë se edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të shkojë përpara duke shtuar se po angazhohet për këtë.

“Liberalizimi i vizave duhet të shkojë përpara, duhet ta bëjë punën e saj Kosova. Po angazhohemi me partnerë me këmbëngulje”.

Scholz tha tutje se Kosova është një partner i besueshëm dhe se këtë e ka dëshmuar me përgjigjen ndaj agresionit rus në Ukrainë. Kurse, vizita në Kosovë si të parën që nisi për Ballkanin Perëndimor, tha se tregon marrëdhënien e ngushta bilaterale të të dyja shteteve.

Ai shtoi se Procesin e Berlinit do që ta rijetësojë dhe se në vjeshtë ftoi kryeministrin Albin Kurti në konferencë në Berlin.

Të ngjashme