Scholz në Prishtinë, Kurti e pret me nderime të larta shtetërore

Prishtinë | 10 Qer 2022 | 10:33 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është pritur nga kryeministri Albin Kurti me nderime të larta shtetërore me rastin e vizitës së tij në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Scholz do të zhvillojë takim me shefin e qeverisë kosovare në ora 10:45 kurse pas takimit është paralajmëruar edhe një konferencë e përbashkët.

Kancelari gjerman më pas do t’i vizitojë edhe trupat gjermane të KFOR-it.

Pas Prishtinës, Scholz udhëton drejt Beogradit.

Të ngjashme