Scholz pas takimit me Vuçiq: Të gjitha obligimet e marra në dialog duhet përmbushur

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar takimi në mes të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në konferencë të përbashkët, Scholz e ka përmendur sikur pas takimit me Albin Kurtin, procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Vazhdimi i dialogut është i një rëndësie të veçantë. Fola me Vuçiq për rëndësinë e këtij procesi. Të gjitha obligimet e marra në këtë proces duhet të respektohen”, është shprehur Scholz.

Më tej ai ka thënë eksplicit se mbështesin perspektivën e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Të ngjashme