Scholz për “Open Balkan”: Ne i japim prioritet të madh Procesit të Berlinit, në vjeshtë do të organizoj një konferencë për këtë

Prishtinë | 10 Qer 2022 | 12:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kancelari gjerman Olaf Scholz në konferencën për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti foli edhe për iniciativën e “Ballkanit të Hapur”. I pyetur se a e mbështet Gjermania këtë proces, Scholz tha se i japin prioritet Tregut të Përbashkët Rajonal, raporton Ekonomia Online.

Scholz qysh para nisjes për Prishtinë kishte bërë me dije se një nga arsyet e vizitës ishte edhe mbështetja për Procesin e Berlinit, proces ky për të cilin ka simpati edhe kryeministri Albin Kurti.

“Sa i përket Open Balkan, dua ta them të qartë se ne prioritet të madh i japim Tregut të Përbashkët Rajonal që mendojmë se duhet të përparojë dhe çështjet brenda tij mund të realizohen dhe të çohen përpara”, tha ai.

Kancelari gjerman ka shtuar se “të gjithë duhet të shkojnë në BE, atje edhe ashtu janë të vlefshme rregullat e lirisë së lëvizjes”.

Scholz paraprakisht tha se Procesi i Berlinit është një shenjë që Gjermania me të gjitha mundësitë që ka do të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkangjitur BE-së.

“Procesi i Berlinit është një shenjë që Gjermania me të gjitha mundësitë që ka do të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkangjitur BE-së në kohën e duhur. Ne e kemi bërë këtë prioritet. Por ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë, është e rëndësishme të punojnë edhe pjesëmarrësit në këtë proces”, u shpreh Scholz.

Ai tutje ka përmendur edhe katër marrëveshjet, që sipas tij duhet të realizohen shpejtë.

Scholz tha se është e paimagjinueshme që dy shtete që s’e njohin njëra-tjetrën të anëtarësohen në BE.

“Përfaqësuesi i BE-së Lajcak e ka mbështetjen tonë kurse dialogu është platforma që i hap rrugën evropiane Kosovës. Marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe njohjen e Kosovës sepse është e paimagjuneshme që dy shtetet që nuk e njohin njëra-tjerën të anëtarësohen në BE”, tha Scholz.

Ai u shpreh se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë janë të ngushta.

“Gëzohem që po e vizitoj Kosovën si vendin e parë gjatë udhëtimit në Ballkanin Perëndimor. Fakti që po takohemi pas një muaji nga takimi në Berlin tregon se sa të ngushta janë marrëdhëniet tona biletarelale. Qeveria e Kosovës ka treguar se si partnere e besueshme qëndron me Evropën perëndimore në sanksionet ndaj Rusisë.”, tha ai.

Ai tha poashtu se po angazhohet që liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë.

“Krahas marrëdhënieve tona bilaterale ne kemi biseduar edhe për liberalizimin e vizave që ende po mungon. Edhe liberalizimi i vizave duhet të ndodhë dhe unë personalisht po angazhohem te partnerët e BE-së”, u shpreh ai.

Kancelari gjerman tha se i japin prioritet Tregut të Përbashkët Rajonal kur u pyet për iniciativën rajonale të Open Balkan.

Scholz tha se Procesi i Berlinit është forumi që i çon në BE vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Sa i përket Open Balkan, dua ta them të qartë se ne prioritet të madh i japim Tregut të Përbashkët Rajonal që mendojmë se duhet të përparojë dhe çështjet brenda tij mund të realizohen dhe të çohen përpara”, tha ai.

Tutje kancelari Scholz tha se shtete që duan të anëtarësohen në BE duhet t’i ndjekin rregullat e lirisë së lëvizjes.

Të ngjashme