Scholz tha se finalja Kosovë-Serbi duhet përfundoj me njohje, Ischinger: Bravo

Prishtinë | 11 Qer 2022 | 08:12 | Nga Ekonomia Online

Deklarata e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, e dhënë në Prishtinë, se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidh edhe punën e njohjes së Kosovës ka nxitur reagime të mëdha, ndërkohë në Beograd kanë reaguar të zemëruar.

Ndërkohë ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Ischinger, ka thënë se një deklaratë e tillë e Scholz është për t’u duartroktiur, raporton Gazeta Express.

Diplomati gjerman ka thënë se një gjuhë e tillë e qartë drejt Serbisë është për t’u vlerësuar, derisa shton se do të ishte e dobishme nëse të gjitha shtetet anëtare të BE-së do ta njihin pavarësinë e Kosovës.

Ischinger thotë se ende ka shumë punë për t’u bërë.

“Bravo kancelari Scholz.: Gjuhë e qartë për Beogradin për temën e njohjes së Kosovës nga Serbia! Megjithatë, do të ishte e dobishme nëse të gjithë anëtarët e BE-së do ta njihnin Kosovën së pari: ka ende shumë për të bërë!”, ka thënë Ischinger.

Të ngjashme