Seanca e jashtëzakonshme për skandalet në politikën e jashtme vazhdon të enjten

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 12:10 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që seanca e jashtëzakonshme e filluar më 16 nëntor mbi debatin parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme, të mbahet të enjten, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se të enjten do të jetë seanca e jashtëzakonshme dhe të premten vazhdimi i seancës së rregullt.

“Agjenda e Kuvendit do të jetë e mbushur me projektligje për reforma evropiane. Kuvendi i Kosovës, do t’i përmbush të gjitha obligimet që i ka karshi agjendës evropiane dhe kjo ndikon në liberalizimin e vizave. Në këtë moment, po përmbushim edhe agjendën evropiane që s’ka të bëjë drejtpërdrejt  me liberalizimin e vizave dhe nuk ka pse të marrim përgjigje negative”, ka thënë Veseli.

I pari i legjislativit ka thënë se Kosova pret vendimmarrje që nuk e turpëron Bashkimin Evropian.

“Kosova e meriton dhe beson në Bashkimin Evropian, Kosova pret vendimmarrje që nuk e turpëron Bashkimin evropian”, tha Veseli.

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit kanë marrë vendim edhe seancën ku do të diskutohen pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2 dhe 7 nëntor, të mbahet të premten në ora 10 ndërsa po në këtë ditë do të ketë edhe seancë të re me fillim nga ora 14.

Gjithsej janë 24 pika për votim dhe shqyrtim, në mesin e tyre votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Deklarimet për medie pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare

Posted by EkonomiaOnline on Monday, November 19, 2018

Rendi i ditës:

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2 dhe 7 nëntor 2018:

  1. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës;
  2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore;
  3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës;
  4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës;
  5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete;
  6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë;
  7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës;
  8. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare;
  9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale;
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë;
  11. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017;
  12. Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore;
  13. Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
  14. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë, propozuar nga GP i PSD-së;
  15. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë;
  16. Emërimi i kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë;
  17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017;
  18. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare;
  19. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi;
  20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017;
  21. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017;
  22. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala;
  23. Kërkesa e GP të PSD-së për caktimin e kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë;
  24. Kërkesa e GP të PSD-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Caktimi i datës për vazhdimin e Seancës së Jashtëzakonshme, të filluar më 16 nëntor 2018:

  1. Debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës;

Përgatitjet për seancë plenare të radhës:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës;
  2. Koha për pyetje parlamentare;
  3. Interpelanca e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës;
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione;
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma;
  6. Shqyrtimi i parë Projektligjit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës;
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës;
  8. Shqyrtimi i dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës;
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për gjykatat;
  10. Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit Penal i Republikës së Kosovës nr. 06/L-074;
  11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve;
  12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve;
  13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë;
  14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës;
  15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.06/L-008 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjin nr.2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë;
  16. Përzgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës;
  17. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Të ngjashme