Seanca e Kuvendit, publikohet rendi i ditës

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës kanë bërë të ditur rendin e ditës për seancën e sotme.

Fillimisht, do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.

Do të bëhet edhe ndryshimi i vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.

Ndërsa  si pikë e fundit është debati për pandeminë.Reklamë

Rendi i ditës:

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.    Pyetjet parlamentare, 
3.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4.    Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e

       komisioneve parlamentare,
5.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e  Kodit nr. 04/L-123

       të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091, dhe
6.    Debat parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme