Seanca e Kuvendit vazhdon edhe sot

Prishtinë | 08 Kor 2016 | 09:57 | Nga

Seanca e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe sot. Deputetët pritet të mblidhen në ora 10:00.

Gjatë seancës se djeshme deputetët kanë miratuar vetëm 7 pika nga 13 sa kanë qenë, pjesa tjetër kanë mbetur të diskutohen dhe sot.

Agjenda e seancës së Kuvendit për ditën e sotme është:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-079 për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,

Emërimi i anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës,

Zgjedhja e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,

Shqyrtimi i Raportit të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015,

Shqyrtimi i Raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015,

Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015,

Shqyrtimi i Propozimit për shpalljen e 5 Shtatorit – “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme