Seanca e kuvendit vazhdon në ora 15:00, pritet votimi i komisioneve parlamentare

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 14:13 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca e Kuvendit vazhdon në ora 15, ku pritet të votohen komisionet parlamentare, raporton Ekonomia Online.

Kështu u bë e ditur pas takimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku mori pjesë edhe PDK-ja.

Pas përfundimi të mbledhjes së kryesisë, shefi i GP të LDK-së Arben Gashi ka thënë se janë pajtuar që seanca të mbahet sot në ora 15.

“Mund të konfirmoj se pas mbledhjes së kryesisë se disa diskutime u sqaruan dhe seanca vazhdon në ora 15:00 dhe ka koncensus të plotë mes partive politike me ndarjen e 14 komisioneve parlamentare dhe çdo gjë është në rregull”, ka thënë Gashi.

Ndërsa nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se janë pajtuar që të mbahet seanca në ora 15.

“Ne diskutuam gjerë e gjatë për mënyrën procedurale. J dakorduam që sot në ora 15 ta mbajmë seancën për ti votuar komisionet dhe shumica e grupeve parlamentare u pajtuan që të ketë ndryshim procedural. Fillimisht duhet ti japim vlefshmëri rregullores së kaluar për këtë legjislaturë”.

“Ajo i rregullon komisionet sepse siç e thamë edhe në seancë ajo është një problem për neve i madh në kuptimin degradues procedural votimi i një vendimi i cili bie ndesh me rregulloren”.

“Rregullorja e nenit 69 parasheh 16 komisione dhe ne fillimisht duhet të krijojmë një rregullore të re ose ti japim vlefshmëri kësaj rregulloreje”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme