Seanca e ndërprerë dje vazhdon sot

Prishtinë | 24 Nën 2017 | 08:49 | Nga

Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila është ndërprerë dje pritet të vazhdojë sot. Seanca e djeshme është ndërprerë pasi sallën e braktisi Grupi Parlamentar i PDK-së bashkë me partnerët e koalicionit, atë të AAK-së dhe Nismas.

Ishte shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi i cili bëri të ditur se do ta bojkotojnë seancën parlamentare në shenjë pakënaqësie ndaj skandaleve të fundit të misionit të EULEX-it.

Ai poashtu ka shprehur indinjatë ndaj trajtimit të komandantëve të UÇK-së nga po ky mision.

Pavarësisht se deputetët e PDK, AAK dhe Nisma nuk ishin në sallë, seanca vazhdoi edhe për disa minuta, për tu ndërprerë më pas.

Pas kësaj u takua Kryesia e Kuvendit, e cila vendosi që seanca të vazhdojë sot, pa ndryshim të rendit të ditës, të cilin e gjeni më poshtë.

R e n d i  i  d i t ë s

  1. Koha për pyetje parlamentare
  2. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmjetësim,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Standardizim,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për infrastrukturën kritike,
  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Noterinë,
  15. Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  16. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016,
  17. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,
  18. Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016,
  19. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,
  20. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,
  21. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave,
  22. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme