Seanca e së enjtes, këto janë tri pikat e rendit të ditës

Prishtinë | 24 Dhj 2019 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës ka dërguar njoftim zyrtar për seancën e të enjtes.

Nga zyra për media e Kuvendit është bërë e ditur se në rend të ditës janë tri pika.

Pikat e rendit të ditës janë:

1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,

2.Dhënia e betimit të deputetëve,

3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

E kur jemi më pak se 48 orë para nisjes  së seancës konstituive, VV dhe LDK nuk kanë arritur akoma marrëveshje për koalicion qeverisës.

Për ditën e sotme është paralajmëruar se do të ketë takim Kurti – Mustafa, mirëpo nuk dihet koha e saktë e mbajtjes së tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme