Seanca ende nuk fillon, pak deputetë e ministra në Kuvend

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 14:07 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndonëse ishte paraparë të fillonte në ora 13, seanca e Kuvendit nuk ka nisur ende.

Në rend dite janë paraparë pikat e mbetura nga seancat e mbajtura më herët nuk ka filluar ende, raporton Ekonomia Online.

Në sallën e Kuvendit janë të pranishëm disa nga deputetët të grupeve parlamentare. Përveç deputetëve në sallën  e Kuvendit janë vetëm tre nga ministrat e kabinetit qeveritar.

Bedri Hamza, Shyqiri Bytyqi dhe Skender Reçica janë ministrat të cilët janë të pranishëm në këtë seancë.

Në këtë seancë pritet të hidhet në votim edhe ndarja buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2019 si dhe votimi i  rezoluta për dështimet në politikën e jashtme.

Të ngjashme