Seanca fillon me një minutë heshtje për viktimat në Las Vegas dhe Robert Elise

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 10:31 | Nga Kaltrina Zymberi

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar një minutë heshtje në shenjë nderimi për viktimat e sulmit në Las Vegas.

Po ashtu, deputetët mbajtën edhe një minutë tjetër heshtje në shenjë nderimi për vdekjen e albanologut, Robert Elsie.

Këto janë pikat tjera të rendit të ditës që pritet të diskutohen sot:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,
Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së, për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Të ngjashme