Seanca konstituive e Kuvendit mund të mbahet më 19 dhjetor

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 22:05 | Nga Ekonomia Online

RTV Dukagjini raporton se rreth datës 19 dhjetor pritet të mbahet seanca për betimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Nga Instituti Demokratik i Kosovës thonë se seanca konstituive mund të zgjasë shumë si proces duke u bazuar në praktikat e kaluara. Mirëpo sipas njohësve politik, LVV dhe LDK nuk kanë zgjidhje tjetër pos koalicionit dhe formimit të qeverisë.

Zgjedhjet e 6 tetorit, u deshtë gati dy muaj për tu certifikuar. Ndërkaq, tash i është hap rruga e konstituimit të Kuvendit. RTV Dukagjini, mëson se seanca për këtë, do të thirret më 19 dhjetor.

Përkundër kësaj, seanca konstituive mund edhe të zgjas. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se ka praktika që kjo seancë ka zgjat me muaj.

“Praktika na tregon se seanca e Kuvendit ka filluar, por nuk ka përfunduar me javë e muaj të tërë. Pra është me rëndësi që të konstituohet Kuvendi e më pas t’i hapet rrugë formimit të qeverisë. Që nga dita e parë e mandatimit të kandidatit të për kryeministër, janë maksimalisht 40 ditë në dispozicion kur duhet të zgjidhet qeveria e re”, deklaroi Eugen Cakolli.

Me 19 dhjetor Presidenti fton seancën konstituive të Kuvendit

RTV Dukagjini merr vesh se rreth datës 19 dhjetor pritet të mbahet seanca për betimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Nga Instituti Demokratik i Kosovës thonë se seanca konstituive mund të zgjasë shumë si proces duke u bazuar në praktikat e kaluara. Mirëpo sipas njohësve politik, LVV dhe LDK nuk kanë zgjidhje tjetër pos koalicionit dhe formimit të qeverisë.

Të ngjashme