Seanca për rastin në Drenas, mbahet sot në orën 12:00

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 10:24 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare është shqyrtuar kërkesa e 40 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme në lidhje me rastet e fundit të abuzimeve seksuale.

Seanca e jashtëzakonshme do të mbahet ditën e sotme në ora 12:00, ku me fokus të veçantë do të diskutohet për rastin e fundit të abuzimit seksual ndaj të miturës në Drenas.

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se kërkojnë përgjegjësi institucionale nga përgjegjësit.

“Gjatë këtyre ditëve kemi qenë dëshmitar të në një tragjedie në Drenas për ngacmim seksual dhe abort të paligjshëm dhe kjo ngjarje do të duhej të na thirrte në përgjegjësi sepse kjo është përgjegjësi institucionale këto raste nuk janë të izoluara dhe deri më tani edhe pse kemi qenë dëshmitar të këtyre ngjarjeve kanë kaluar ne heshtje dhe mund të përsëriten”, tha Haxhiu.

Haxhiu shtoi se bashkë me LDK-në dhe Alternativën, kanë kërkuar që në këtë seancë të jenë të pranishëm edhe kryeministri, ministri i Punëve të Brendshme, ai i Arsimit dhe ministri i Shëndetësisë.

“Kërkojmë përgjegjësi institucionale për ketë rast kemi kërkuar seancë të jashtëzakonshme me LDK dhe Alternativen, seanca do mbahet sot në 12 dhe kërkuam në këtë seancë të jetë i pranishmen kryeministri, ministri i MPB-së, ministri i arsimit, ministri i shëndetësisë. Ata nuk mund të ikin nga kjo përgjegjësi”, shtoi Haxhiu.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT–Deklarimet pas mbledhjes së kryesisë

Posted by EkonomiaOnline on Friday, February 8, 2019

Të ngjashme